Skandali në “Miss Amerika”

schedule14:05 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 14:05 - 28 Dhjetor, 2017

Grupi Miss Amerika kërkoi ndihmën e ish-fitueseve dhe drejtorëve, për t’u ringritur pas skandalit me email-et e publikuar nga “Hafington Post”. Ato përmbanin mesazhe mes zyrtarëve të konkursit ne tre vite, ku perdoreshin shpehje tallese dhe fyese per pjesemarreset ne Miss Amerika lidhur me pamjen, intelektin dhe jetën seksuale.

Drejtori ekzekutiv, presidenti dhe anëtarë të tjerë të bordit dhanë dorëheqjen menjëherë pas skandalit. Grupi po kërkon nga ish-fitueset e Miss Amerika për të ndihmuar në gjetjen e liderëve të rinj për spektaklin. Den Mejers, kryetari i bordit të përkohshëm, shpjegoi se grupi kërkonte që ish-fitueset të rekomandonin anëtarë për një komision që do të përcaktonte strukturën e ardhshme të udhëheqjes së konkursit të bukurisë. Sipas planit të ri, komisioni do të përbëhet nga shtatë anëtarë, katër prej të cilëve të rekomanduar nga ish-fitueset e Miss Amerika.

Në përgjigje të njoftimit, disa fituese të mëparshme kërkuan një zëvendësim të plotë të bordit ekzistues. “Ata kanë nënvlerësuar forcën, inteligjencën dhe vendosmërinë e vajzave që kanë vendosur kurorën e Miss Amerika – nënvizoi një ish-fituese e spktaklit të bukurisë ameirkane.

Skandali që përfshiu Miss Amerikën, i kushtoi kesaj patente sponsorin kryesor, i cili shkëputi marrëdhëniet me konkursin, duke deklaruar se ndjehej i tmerruar nga përmbajtja e mesazheve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!