Skandali në bashkinë Kukës/ ‘Arrest shtëpie’ për vajzën e përfshirë në video, akuza që rëndon ndaj saj

schedule19:20 - 24 Qershor, 2023

schedule 19:20 - 24 Qershor, 2023

Përveç masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për Safet Gjicin, mësohet se masë sigurie ‘arrest shtëpie’ është dhënë dhe për vajzën në videon intime të regjistruar në zyrat e ish kryebashkiakut të Kukësit. Gazetari i ABC News Ermal Vija raporton se ndaj Alma Kacit është ngritur akuza e korrupsionit aktiv.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Në videon që bëri bujë në media, dilte në pah edhe biseda e Safet Gjicit me Kacin për një tender për sterilizimin e qenve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!