Bordi i rrjetit social Facebook ka konfirmuar se shefi ekzekutiv Mark Zukerberg do të takohet me anëtarë të Parlamentit Europian për të diskutuar mbi shqetësimin e ngritur nga Brukseli për privatësinë e përdoruesve. Data e takimit duhet ende të caktohet, por presidenti i PE-së ka deklaruar se shpreson që kjo të ndodhë javën e ardhshme. Bisedimet do të mbahen me dyer të mbyllura dhe në seancë do të jenë të pranishëm krerë të grupeve të ndryshme parlamentare. Më pas parashikohet të mbahet edhe një seancë me dyer të hapura. Por kjo e fundit ka gjasa të zhvillohet në qershor dhe në të nuk do të jetë Zukerberg, por drejtues të tjerë të Facebook. Rrjeti social është përfshirë në muajt e fundit në skandalin për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve, të cilat ia ka ofruar kompanisë së lobimit “Kembrixh Analitika” për të ndihmuar fushatën elektorale të presidentit Donald Trump. Më herët gjatë muajit, kompania në fjalë njoftoi mbylljen e saj. /abcnews.al
Skandali me të dhënat/ Mark Zuckerberg raporton në PE
schedule22:01 - 16 Maj, 2018
schedule 22:01 - 16 Maj, 2018