Skandali me Son në Angli/ “DVD-ja jashtë”, furi komentesh dhe reagimesh

schedule09:59 - 16 Korrik, 2020

schedule 09:59 - 16 Korrik, 2020

Claude Callegari e ka tepruar me komentin e tij gjatë ndeshjes Tottenham-Arsenal. Në Arsenal Fan TV, kanalin popullor të “Topçinjve”, me komentin e bërë në momentin e zëvendësimit të Son Hueng-min ka shkaktuar reagime të ashpra. Gjatë ndeshjes së të dielës, Callegari tha se “DVD-ja doli jashtë”.

Nëj koment ofendues për aziatikët, që në vendet që jetojnë shesin “CD” dhe sende të tjera elektronike, për të garantuar jetesën. Termi i përdorur nga Claude është konsideruar racist dhe për të ka pasur komente të shumta kritikuese.

Robbie Lyle, pronari i AFTV, kërkoi falje paraditen e sotme, ndërkohë që edhe klubi i Arsenalit e ka dënuar atë që ka ndodhur. “ Jemi në dijeni të një videoje në rrjetet sociale, ku një mbështetës i Arsenalit përdor një fazë raciste ndaj Son të Tottenham.

Nga ana jona ka tolerancë zero ndaj çdo forme të diskriminimit dhe dënojmë pa rezerva këtë sjellje të papranueshme dhe raciste. Të dhënat tona tregojnë se personi në fjalë nuk është i abonuar tek ne, ndërsa platforma në fjalë (AFTV) nuk ka një bashkëpunim zyrtar me klubin”, thuhet në reagimin e Arsenalit.

Vetë Callegari, nëpërmjet një video në Tëitter, gjithashtu ka kërkuar falje për kaosin e shkaktuar: “Dua t’u kërkoj falje tifozëve të Spurs dhe Son për atë që thashë. Ajo që thashë ka shkaktuar një ofendim të madh dhe dua të kërkoj ndjesë, pasi e admiroj Son si lojtar”. /abcnews.al