Skandali me llogaritë “fake”, lojtarët i turren presidentit Bartomeu

schedule12:19 - 18 Shkurt, 2020

schedule 12:19 - 18 Shkurt, 2020

Ajo që pritej tashmë po ndodh. Skandali që u paralajmërua ditën e djeshme për klubin e Barcelonës është mesa duket i vërtetë. Thuhet, se klubi paguan një kompani që të krijojë profile, me mbi 65 mijë ndjekës, të cilët shprehin mesazhe pozitive për klubin dhe drejtuesit e tij, duke nisur nga presidenti Josep Bartomeu.

Të njëjta profile sulmojnë emra si Messi, Pique e Guardiola. Kjo gjë më pas dënohet nga ana e klubit, që nga ana tjetër vetë ka paguar për diçka të tillë. Ky lajm me siguri do të sjellë probleme në kampin katalanas.

Dhe gazetari, Achraf Ben Ayad, raporton se janë lojtarët ata që duan shpjegime nga klubi i tyre. Madje shumë prej tyre kanë kontaktuar dhe personalisht me Bartomeun. Klubi po studion se si do t’i përgjigjet këtyre akuzave dhe pritet që presidenti do të shpjegojë gjithçka në mediat spanjolle. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!