Skandali me listën e pagave, vjen reagimi i parë nga grupi i Berishës

schedule12:22 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 12:22 - 22 Dhjetor, 2021

Ish-kreu i FRPD-së, aktualisht pjesë e grupit të Sali Berishës, Belind Këlliçi ka reaguar pas skandalit me të dhënat private, të qarkullimit të listës së pagave të punonjësve në shtet dhe privat në Shqipëri.

Lexo edhe: SKANDALI/ Prokuroria nis verifikimet për rrjedhjen e databazës me rrogat e shqiptarëve

Belind Këlliçi shkruan se i gjithë sistemi është vendosur në funksion të patronazhimit socialist.

Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën.  Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist.

Lexo edhe: Skandal me të dhënat private, del në qarkullim lista me rrogat e shqiptarëve

Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë.

Si qëmoti edhe tani, e njëjta mendësi kontrolluese diktatoriale. Pikërisht nga ai që do hapi Ballkanin me koka peshku. Si një pijanik tavolinash të fryra, që pasi i vishen sytë nga avujt e alkoolit, ia nis të diskutojë me pathos edhe për gjeopolitikën” shkruan ai.

Databaza me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën po shpërndahet në Whatsapp.

/ Abcnews.al