Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur sërish tek skandali me incineratorët. Kryemadhi me anë të një video mesazhi në rrjetet sociale shkruan se kostot e incineratorëve janë fryrë nga kompani fiktive ndërsa shton se kjo është arsyeja se pse qeveria Rama vijon të paguaj për incineratorët.
Kryemadhi mes të tjerash shton se LSI do vazhdojë të denoncojë korrupsionin për incineratorët dhe të zbardh të vërtetën. Ajo thekson se vlera e evazionit fiskal nga kompanitë fiktive shkon ne 21 milion euro.
Postimi i Kryemadhit:
Ja se si Rama ka krijur mekanizmin për të fryrë kostot e inceneratorëve në mënyrë fiktive. Përmes këtyre kompanive të angazhuara edhe ne vjedhjen e TVSH-se.
Ndiqni se si lëvizin paratë, për të kuptuar arsyen e vërtetë përse Rama nuk i ndalon pagesat e inceneratorëve.
Ndërkohë që bizneset e shqiptarëve mbyllen dhe mbyten në gjoba nga tatimet për kupona tatimorë, kompanitë e lidhura me inceneratorët vjedhin paratë e shqiptarëve, mbushin xhepat e pushtetarëve dhe bëjnë evazion fiskal, të pashqetësuar nga mburoja politike e grupit të strukturuar kriminal.
Ne do vijojmë të zbardhim të vërtetën për publikun. Karriera politike e kujtdo në qeveri apo bashki, nuk mund të shërbejë si presion ndaj drejtësisë që ajo të ndihet e intimiduar për tj shkuar deri ne fund zbardhjes.
/abcnews.al/