“Skandali më i madh në histori”, trajneri i Cambuur pas anulimit të sezonit

schedule19:54 - 24 Prill, 2020

schedule 19:54 - 24 Prill, 2020

Ekipi i Cambuur, kryesues në Kategorinë e Dytë në Holandë, kishte katër pikë diferencë me ndjekësit dhe ngjitja në elitën e futbollit holandez, dukej e sigurtë. Por, Federata Holandeze e Futbollit e anuloi sezonin dhe ekipet do të mbajnë pozitat aktuale.

Kjo do të thotë që Cambuur duhet të kalojë të paktën dhe një sezon tjetër në Kategorinë e Dytë, gjë që nuk i ka pëlëqyer aspak trajnerit 54 vjeçar, Jan de Jonge. Ky i fundit, nuk është përmbajtur aspak me deklaratën e tij.

“Skandali më i madh në historinë e futbollit holandez, padiskutim! Njerëzit duhet të marrin vendimet e duhura, sidomos në këtë situatë. UEFA është me ne, sezoni duhet të mbarojë. Kemi 11 pikë më shumë se vendi i tretë dhe e meritojmë ngjitjen. UEFA ka kërkuar për vendime të drejta, ky nuk është vendim i drejtë”, u shpreh trajneri i Cambuur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!