Skandali me bastet sportive, Sandro Tonali nuk i shpëton dënimit as në Angli

schedule10:56 - 3 Maj, 2024

schedule 10:56 - 3 Maj, 2024

Makthi nuk po përfundon për “shkatërruesin” italian të mesfushës, Sandro Tonali, me këtë të fundit që ka marr një dënim tjetër, prej aktiviteteve të paligjshme që ushtron, teksa këtë herëishte, Federata Angleze e Futbollit, që ka ndëshkuar mesfushorin italian për përfshirje në baste sportive në periudhën 12 gusht-13 tetor të vitit të kaluar.

Pas përfundimit të hetimeve, FAF vërtetoi se Tonali ka luajtur të paktën 50 baste sportive për shifrën e 100 mijë paundëve gjatë kohës që aktivizohej me Newcastle në Premier League dhe për këtë shkelje e dënoi mesfushorin italian me dy muaj pezullim dhe 20 mijë paundë gjobë,

Mirëpo ndryshe nga vendimi i Federatës Italiane, kësaj here mund t’i shpëtojë pezullimit, pasi dënimi dy mujor është me kusht deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe do të hyjë në fuqi, vetëm nëse mesfushori përsërit sërish të njëjtën shkelje e në këtë mënyrë Tonali pritet të rikthehet në fushë në fund të muajit gusht, kur edhe të ketë shlyer pezullimin 10-mujor që i dhanë në “Apenine”.

Ndërkaq, kujtojmë se  Tonali u transferua te Newcastle verën e 2023-shit për shifrën e 70 milionë eurove, por luajti më pak se dy muaj me klubin anglez, pikërisht për shkak të pezullimit për përfshirjen në bastet sportive, diçka rreptësisht e ndaluar për futbollistët profesionistë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!