Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Skandali me abuzimet seksuale nga klerikët në Spanjë, identifikohen të dyshuarit dhe viktimat

schedule14:27 - 2 Qershor, 2023

schedule 14:27 - 2 Qershor, 2023

Një hetim nga kisha katolike spanjolle për abuzimin seksual të fëmijëve nga klerikët dhe laikët, deri më tani ka çuar në identifikimin e 728 abuzuesve të dyshuar dhe 927 viktimave që nga vitet 1940, sipas raportit të saj të parë mbi rastin.

“Ne e dimë dëmin që është shkaktuar,” tha Jose Gabriel Vera, një zëdhënës i Kryepeshkopëve në Spanjë.

“Ne duam të ndihmojmë të gjitha viktimat, të qëndrojmë pranë tyre në shërimin e plagëve të tyre.”



Çështja doli në pah në Spanjë në vitin 2021 pasi gazeta El Pais raportoi më shumë se 1200 raste të raportuara, vite pasi skandalet e abuzimit seksual tronditën kishën në vende të tilla si SHBA, Irlanda dhe Franca.

“Ne duam të dimë se çfarë shkoi keq me përzgjedhjen e priftërinjve kandidatë, çfarë shkoi keq me trajnimin e tyre dhe çfarë e shtyu një njeri që vendosi t’i përkushtohej Zotit për të abuzuar seksulisht,” tha Vera.

Në raport, i cili përfshin dëshminë  e viktimave thuhet se më shumë se 99% e të dyshuarve janë burra dhe gjysma e abuzuesve janë klerikë. Shumica e rasteve ndodhën në vitet 1960-1980.

Sipas raportit,  më shumë se 63% e abuzuesve kanë vdekur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!