Autoritetet belge ka lejuar lirimin e një prej katër të arrestuarve në hetimin e korrupsionit në Parlamentin Evropian, i njohur si Katargate. Sekretari i përgjithshëm i Jo Paqe pa Drejtësi Niccolò Figà-Talamanca, një nga organizatat joqeveritare të lidhura me skandalin e korrupsionit që ka përfshirë PE-në, u lirua.
Aktualisht, vetëm ish-deputeti italian Pier Antonio Panzeri, ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili dhe partneri i saj Francesco Giorgi janë ende në burg. Në janar, Panzeri arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë me autoritetet belge në këmbim të emrave të atyre që kanë marrë ryshfet.
Vendimi vjen pak ditë pasi PE hoqi imunitetin e dy eurodeputetëve të tjerë, belgut Marc Tarabella dhe italianit Andrea Cozzolino, duke i hapur rrugën hetuesve për t’i marrë në pyetje apo edhe për t’i arrestuar. Autoritetet nuk dhanë komente në lidhje me veprimet e mundshme të afërta kundër të dyve./abcnews.al