Drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit Enkelejda Toska dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni janë pezulluar nga detyra pas publikimit të skandalit për trafikun e arabëve nga vendet e lindjes përmes Shqipërisë në Perëndim.
Zyrtarët e tjerë të pezulluar janë Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.
Bashkëshorti i Toskës, Sami Hoxha rezultoi si pjesë e grupit që merreshin me këtë veprimtari. Burime bëjnë me dije se sot është marrë masë me pezullim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare.
LEXO EDHE: DENONCIMI/ Drejtoresha e Kufirit Enkeleda Toska, e përfshirë në trafikun e arabëve
Enkelejda Toska mbante detyrën e drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit që prej muajit shkurt të vitit 2018.
Në materialin e publikuar nga Top Story një natë më parë, hidhen hije dyshimi për një favorizim nga ana e saj të trafikut të arabëve nga grupi ku bënte pjesë bashkëshorti i saj./abcnews.al