Skandali i përgjimit të personazheve publikë, Izraeli nis hetimet

schedule13:07 - 7 Shkurt, 2022

schedule 13:07 - 7 Shkurt, 2022

Autoritetet izraelite kanë shpallur hetim shtetëror pas publikimit të përgjimeve të personazheve publike . Shefi i policisë njoftoi sot se po krijonte një komision shtetëror hetimor pas një raportimi të gazetës se policia kishte përdorur ‘spyware’ kundër anëtarëve të rrethit të ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe figurave të tjera publike.

Policia izraelite ka goditur bisedat telefonike mes personazheve publike, gazetarëve dhe anëtarëve të ambientit të ish-kryeministrit falë softuerit Pegasus, sipas zbulimeve të reja të publikuara sot nga një gazetë izraelite.

Pas zbulimeve të para të gazetës financiare Calcalist që çuan në hetim më 20 janar, policia pranoi javën e kaluar se kishte përdorur teknologji për përgjimin e informacionit “pa autorizim”, por pa përmendur softuerin Pegasus të kompanisë izraelite NSO.

Sot, gazeta Calcalist raportoi se përdorimi i programit Pegasus është bërë një praktikë e zakonshme për mbledhjen e informacionit dhe është përdorur kryesisht, pa leje gjyqësore, kundër Avner Netanyahu, një nga djemtë e ish-kryeministrit, këshilltarët e komunikimit të këtij të fundit, si dhe gazetarë dhe kryetarë komunash.