Skandali i pagave, eksperti i IT-së: Ju tregoj listën e madhe, zullumet e AKSHI-t dhe “VIP”-in

schedule22:52 - 11 Janar, 2022

schedule 22:52 - 11 Janar, 2022

Gjykata e Tiranës dje liroi nga burgu dy specialistët e IT-së së Drejtorisë së Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe dy përmbaruesit privatë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi që janë në hetim për skandalin e pagave. Eksperti i IT-së, Gent Progni i ftuar në emisionin “Log” për gjithçka fajësoi AKSHI-n për rrugën si ka vepruar për mbrojtjen e të dhënave private të shqiptarëve që në fakt dolën në shesh.

Ka dy momente kur prokuroria gabon. Janë dy fakte që inkriminojnë AKSHI-n, njëra që është aksesuar me USB dhe janë dërguar të dhënat me e-mail, kjo hedh poshtë tenderët që janë bërë në AKSH me certifikatë ISO. Sistemi nuk ka funksionuar kurrë. Janë harxhuar miliona, janë dhënë tendera pa fund, pasi interesi i një subjekti ka qenë i tillë. KLSH ka tërhequr një audit nga AKSHI vetëm për një foto që punonjësi KLSH bëri në “data-center”.

AKSHI kishte një politikë që nuk lejohet dhe u kërcënua KLSH që do ta hidhte në gjyq vetëm për atë foto dhe auditi u tërhoq. Ky hetim është mbyllur vetëm për një foto. Auditi ka qenë për një shkelje të tillë që 50 shërbime për AKSHI-n janë paguar 3 milionë euro dhe pas dy muajsh 290 shërbime janë paguar po 3 milionë euro. Ky ka qenë një nga hetimet e hapura dhe është mbyllur për një foto. Kemi shkelje të pafundme”.

Ai shkoi edhe më lart me akuzat. “Nëse prokuroria do të futej (te AKSHI) do të gjente ndonjë akses Facebook-u VIP, që menaxhohet aty”.

Progni foli për kryqëzim të dhënash që implikojnë disa institucione. “Si ka mundësi që prokuroria nuk dha përgjigje për targat? Kjo ka qenë te e njëjta paketë, sepse te Excel i dytë, kemi një faqe të dytë që ka të njëjtin numër rendor të njëjtë me patronzhistët. Unë Kam bërë një hetim dhe kam zbuluar disa fakte shumë skandaloze për AKSHI-n.

Lexo edhe: Publikimi i listës së pagave, Gent Progni: Alarmi ra, por të dhënat u fshinë

Kompania që përflitet për sigurinë e të dhënave është gjithmonë një kompani dhe lidhet personi edhe me ndërhyrjet në serverin e Tatimeve, lidhet edhe me videot e korrupsionit të disa kohëve më parë. Videon e hyrjes së Spartak Brahos në drejtorinë e Tatimeve. Ky person, kompania e tij ka marrë tendera për të bërë në AKSH sistemin ADISA që është i Kadastrës, ndërkohë që ai punonte aty shef, ka marrë tenderin. Pra është një qark i mbyllur. Unë jam realisht shumë i zhgënjyer” tha ai.

Progni denoncoi edhe emërimet në këtë institucion. “AKSHI ndodhet në një derexhe, një person me inicialet D.SH, shoferi i titullares ka katapultuar drejtor infrastrukture një person me shkolle të mbaruar për ekonomik. Që këtu duhet të mbahet një përgjegjësi. Nëse do të kishim mbajtje përgjegjësish nga prilli deri sot do të ishte zbuluar për 24 orë” tha ai.

Listat e pagave dhe targat dolën, por eksperti i IT-së paralajmëroi një tjetër skandal. “Kam informacion, shpresoj që jetë i vërtetë dhe ta marr si akses, që është një databaze në Deepweb që shitet diku 20 mijë dollarë të 4.5 milionë rekordeve të gjithë shqiptarëve, për cdo shërbim që keni kryer”.

Sot qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me kompaninë amerikane “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale. Por eksperti i IT-së, Gent Progni tha se “Ky grup ishte edhe në Pentagon, por dolën të dhënat”. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!