Skandali i mbetjeve, Rama sulmon Metën dhe Bashën: Plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë!

schedule15:04 - 5 Qershor, 2020

schedule 15:04 - 5 Qershor, 2020

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi mediat italiane zbardhën dosjen e prokurorisë ku thuhej  se në 2017 në Shqipëri ishin groposur mbetjet e 1300 kontenierëve që kishin për destinacion Maqedoninë.

Në shkrimin e “Il fatto quotidiano”  thuhet se ish-senatori italian De Gregorio, tashmë i arrestuar, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që publikoi 3 vite më parë lajmin për skandalin e mbetjeve toksike të zhdukura në Shqipëri, ishte porositur nga politikanët shqiptarë për të bërë fushatë kundër qeverisë shqiptare.

Por cilat janë lidhjet me Shqipërinë, dhe çfarë ka pasqyruar media italiane?

“Gjatë hetimeve për De Gregorion, u shfaqën një seri “elementesh në lidhje me një aferë të lidhur me Shqipërinë, dhe në një përpjekje të De Gregorio, për të kontribuar në kushtëzimin e situatës politike të këtij vendi” shkruan media italiane.

Më tej gazeta shkruan:

“Zbulimi u bë kundër një kredie për De Gregorio, i cili “do ta kishte përdorur atë për të financuar veprimtaritë e Ilir Kulla. Kush është Kulla? “Ai është një personalitet i shquar politik në vendin e tij, një ekspert i sigurisë dhe analist gjeopolitik, në marrëdhënie të mira me Italinë për vite me radhë”, thuhet në raport.  Nga burimet mësojmë se Kulla ishte një këshilltar politik i dy presidentëve: Meta dhe Mejdani dhe ulet në Këshillin e Atlantikut. Kulla është gjithashtu një mik personal i Salah El Din Kuftaro, djali i Myftiut të madh, autoriteti më i lartë fetar në Siri dhe drejtori i Abuu Nour, fondacioni më i rëndësishëm islamik në Lindjen e Mesme”. Duke pasur miqësi të shkëlqyera në Romë, ai ishte gjithashtu një nga ndërmjetësit për lirimin e dy vajzave të rrëmbyera në Siri, Simona Torretta dhe Simona Pari”. Sipas asaj që doli nga përgjimet, “Kulla i kishte dhënë një mandat De Gregorio për të organizuar, përmes njohurive të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë shtypi përçarëse për qeverinë shqiptare, e cila do të bënte që ajo të binte”. Vetë Kulla kishte mbërritur në Itali në 26 shkurt 2017 në mënyrë që të ndiqte nga afër ngjarjen”.

Në lidhje me këtë artikull të mediave italiane, dhe publikimin në mediat shqiptare, përmes një statusi në twitter, Rama shkruan:

“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”

I  menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë Ilir Kullës.

“Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore”, shkruan Kulla.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!