Skandali i Katar 2022/ Protestat vazhdojnë, De Ligt: Duroni deri nesër

schedule16:58 - 26 Mars, 2021

schedule 16:58 - 26 Mars, 2021

Katari vazhdon përgatitjet për organizimin e Botërorit të vitit 2022, por shumë njerëz kanë humbur jetën në ndërtimin e stadiumeve. The Guardian u ndal te kjo temë e ndjeshme rreth një muaj më parë, duke deklaruar se rreth 6500 personal kanë humbur jetën.

Shumica e tyre janë emigrantë të paligjshëm nga India, Bangladeshi, Pakistani dhe Nepali. Siguria është në nivelet më të ulëta dhe në Katar kanë tentuar të fshehin numrin e madh të njerëzve që kanë vdekur gjatë ndërtimeve të stadiumeve.

Disa klube norvegjeze kërkuan nga kombëtarja e tyre të mos marrë pjesë në Katar 2022, teksa pati protesta të ultrasve të ndryshëm në Francë. Lojtarët e Norvegjisë zbritën në fushë përpara takimit me Gjibraltarin me të njëjtin mesazh gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare.

Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës“, lexohej në fanellat e Haaland me shokë, teksa të njëjtin veprim kreu edhe kombëtarja gjermane përpara fillimit të ndeshjes me Islandën. “Të drejtat e njerëzve“, formuan titullarët e skuadrës së Joachim Low.

Një gjë të ngjashme do të bëjë edhe Holanda, që nesër në mbrëmje (18:00) pret Letoninë në Amsterdam. Qendërmbrojtësi i kombëtares tulipane, Matthijs De Ligt e ka paralajmëruar një gjë të tillë në konferencën për shtypin të ditës së sotme.

Mendoj se është i qartë mendimi ynë në lidhje me këtë çështje. Kemi biseduar shumë me njëri-tjetrin rreth situatës në Katar 2022. Protesta jonë? Duroni deri nesër, do e shihni para fillimit të ndeshjes me Letoninë“, deklaroi mbrojtësi i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!