Skandali i Inceneratorëve, LSI thirrje SPAK: Koha nuk pret, qytetarët paguajnë çdo ditë 80 mijë dollarë

schedule12:01 - 15 Korrik, 2022

schedule 12:01 - 15 Korrik, 2022

Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari ka hedhur akuza të reja kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe bashkisë së Tiranës.

Braimllari i ka bërë thirrje SPAK se koha nuk pret dhe se duhet të nisin hetimet për të nxjerrë para drejtësisë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Braimllarit ata nuk janë mjaftuar vetëm me skemën fiktive të ndërtimit të inceneratoratorit por kanë vënë në zbatim duke përdorur institucionet shtetërore dhe skemën e evazioni fiskal që kap vlerën e 189 milionë dollarë nëpërmjet firmave fiktive duke vjedhur identitetin e qytetarëve.

Janë 24 kompani fiktive me të cilat janë vjedhur 189 milionë dollarë të cilat janë para të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë qytetarët paguajnë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratën korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari :

Përshendetje!
Jemi në këtë komunikim me publikun për të sjellë për të disatën herë në vemendje aferën më të madhe korruptive në vend që kalon çdo imagjinatë njerëzore atë të inceneratorëve.
Është e qartë që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që kokat i ka në kryeministri dhe në Bashkinë e Tiranës.
Kjo aferë korruptive nuk mund të vihej në zbatim pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe Erion Veliaj.
Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë mjaftuar vetëm me skemën fiktive të ndërtimit të inceneratoratorit por kanë vënë në zbatim duke përdorur institucionet shtetërore dhe skemën e evazioni fiskal që kap vlerën e 189 milionë dollarë nëpërmjet firmave fiktive duke vjedhur identitetin e qytetarëve.

Janë 24 kompani fiktive me të cilat janë vjedhur 189 milionë dollarë të cilat janë para të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë qytetarët pagujnë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratën korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Qytetarët varfërohen çdo ditë ndërkohë që Edi Rama dhe Erion Veliaj vijojnë zbatimin dhe mbrojtjen e aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Cmimet e larta të shportës, të karburanteve, të shërbimeve të ndryshme, pagat e ulëta, kosto e lartë e jetesës po rëndojnë çdo ditë mbi familjet shqiptare.

Afera më e madhe e shekullit, ajo e inceneratorëve kërkon urgjentisht thellimin e hetimeve për të ndaluar pagesat korruptiove dhe për shkuar tek përgjegjësit e vërtetë të këtij grupi të strukturuar kriminal që udhëhiqet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të vihen sa më shpejt përpara drejtësisë, si dy kokat e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, skemë e cila i ka vjedhur qytetarëve miliona euro.
Këto para të cilët shkojnë për xhepat e mafies së plehrave duhet të ishin përdorur për të ndihmuar familjet shqiptare në nevojë, bizneset e vogla si dhe për të shtuar investim në arsim dhe shëndetësi.

Koha për SPAK nuk pret.
Është momenti për të vepruar dhë për të provuar që reforma në drejtësi e votuar me 140 vota dhe me kontributin e jashtëzakonshëm të LSI të vihet në zbatim dhe të mos shantazhohet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!