Skandali i Hagës/ Prokuroria e quan Kosovën “Kosova dhe Metohija”

schedule17:28 - 10 Prill, 2025

schedule 17:28 - 10 Prill, 2025

Prokuroria e Specializuar ne Hage i referohet Kosovës, shtet i pavarur, si “Kosova dhe Metohija” duke shkaktuar kështu një skandal të madh në respektimin e sovranitetit të vendit dhe të qenurit një institucion i pavarur.

Kjo prokurori ka ngritur akuzat për krime lufte dhe pengim të drejtësisë ndaj ish krerëve të UCK, të cilët mbahen prej vitesh në Hagë, të kufizuar nga liria.

Zanafillat e këtij skandali nisin me 11 nëntor 2022, kur Sefer Goxhuli, ne rolin e dëshmitari,  kishte shkuar për t’u intervistuar nga Prokuroria e Specializuar.

Megjithatë, intervistimi nuk shkoi siç duhet.

Teksa dëshmitari Goxhuli po intervistohej nga hetuesit e Prokurorisë Speciale-së, ai u shtang kur përfaqësuesit e Prokurorisë iu referuan Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

Ky term që përdoret nga Beogradi zyrtar me gjuhë pezhorative për Kosovën, u vu në përdorim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës.

Kjo u vërtetua së fundmi me një dokument që duket se ishte tentuar të mbahej sekret.

Goxhuli për këtë ishte ankuar tek Avokati i Popullit në Hagë, nga ku u zbardhen të gjitha detajet.

Në përfundim të intervistës, ankuesi shprehu shqetësimet e tij për përdorimin e kësaj shprehjeje dhe pretendon se hasi në mospërfilljen e juristëve të prokurorisë.

Madje, në ankesën e Sefer Goxhulit thuhet se ky gabim nuk ishte rastësi, pasi zyrtari ishte duke e lexuar një dokument kur e tha këtë. Pra, ka qenë e shkruar në një letër, që sipas ankuesit, tregon qasjen e Prokurorisë së Hagës.

Pavarësisht se edhe vetë Prokuroria e Hagës e pranoi se e kanë përdorur këtë term, kjo nuk i mjaftoi Avokatit të Popullit të Speciales që ta pranojë ankesën e Goxhulit. Ankesa u rrëzua me arsyetimin se gabimi ishte i paqëllimshëm. Ky zhvillim ka shkaktuar shume reagime edhe ne Kosove.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!