Skandali i energjisë/ Bashkëpunëtorja e Kurtit shfaqet në përgjime, Kasolli: Mesazhet e Mihalit janë shqetësuese

schedule17:39 - 17 Tetor, 2024

schedule 17:39 - 17 Tetor, 2024

Krahu i djathtë i Albin Kurtit, Dejona Mihali ka dalë e përfshirë në skandalin e shitblerjes se energjisë në Kosovë. Nga përgjimet në platformën Sinjal rezulton se zyrtarja e lartë e VetëVendosjes negocion me kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, tashmë i arrestuar për këtë aferë. Nga bisedat duket se Mihali e informon Krasniqin, por dhe vendos edhe kur hiqen e vijne dritat ne zona te ndryshme të Kosovës.

Ish-deputeti i VetëVendosjes, Afrim Kasolli i konsideroi këto mesazhe nga Mihali si shqetësuese.

Sipas tij, kjo tregon lidhjet e drejtpërdrejta të VetëVendosjes me Institucionet e Kosovës. Kasolli i ka cilësuar këto lidhje si diçka të paprecedentë në një rend politikë demokratik dhe institucional.

 “Dikur Dejona Mihali ka pasur një rol koordinues, sa i përket aktiviteteve të grupit parlamentar. Ndërkohë, tashmë LVV ka ardhur në pushtet dhe mënyra e veprimit të saj ka ndryshuar. Tashmë flasim për një lidhje të drejtpërdrejtë nëpërmjet partive politike dhe ndërmarrjeve publike. Kjo padyshim është shqetësuese dhe të gjitha këto mesazhe që kanë dalë në opinion publik janë shqetësuese, sepse nuk bëhet fjalë që Mihali e instrukton për shembull ministren, e cila është përgjegjëse për të mbuluar sektorin energjik apo deputetët, të cilët janë të shpërndarë nëpër komisione parlamentare, të cilët kanë për detyrë kushtetuese ta menaxhojnë punën dhe të KEK, por dhe të çështjeve energjitike në përgjegjësi, por ajo vendos lidhje të drejtpërdrejta me kryeshefin e kësaj ndërmarrje, duke anashkaluar trupat ekzekutiv të Kosovës, që do të duhet të ishte e kundërta. Kemi të bëjmë me një lidhje të drejtpërdrejtë politike nëpërmjet partisë dhe institucioneve, që është diçka e paprecedentë në një rend politikë demokratik dhe institucional”, u shpreh ai në emisionin “Ballkan Update”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!