Skandali i basteve në Itali, Del Piero: Nuk do të bëja kurrë diçka që mund të shkatërronte ëndrrën time

schedule12:16 - 20 Tetor, 2023

schedule 12:16 - 20 Tetor, 2023

Prej disa ditësh tashmë në Itali ka plasur skandali i bastave, ku të akuzuar nga Prokuroria në Itali janë mesfushori i Juventus, Nicolo Fagioli, ai i Newcastle, Sandro Tonali dhe “fantazisti” i Aston Villa, Nicolo Zaniolo, me këta 2 të parët që rrezikojnë një pezullim afro 1-vjeçar nga fusha e blertë.

Mbi këtë temë një koment të shkurët e ka bërë dhe ish-“bomberi” italian, Alessandro Del Piero, i cili në një intervistë për “Corriere della Sera” është shprehur se çështja e basteve është një temë komplekse dhe që vetë nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

“Është një temë e madhe dhe komplekse, për mua këto janë gjëra të vështira për t’u kuptuar. Duhet të mjaftojë sporti, për mua ishte vetëm fusha. Kishte rregulla të sakta, që kishte të bënte me drogën dhe lojërat e fatit. Nuk do të bëja kurrë diçka në botë që mund të më shkatërronte ëndrrën time. As më parë, kur isha i ri, as më vonë, kur isha i suksesshëm”,- u shpreh “legjenda” e sulmit italian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!