Skandali/ Gazetarja tregon detaje: Shkeljet që u gjetën në ndërtimin e vilës së familjes Lala

schedule23:58 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 23:58 - 16 Dhjetor, 2019

Godina 4-katërshe e familjes Lala ishte ndërtuar në kushtet e informalitetit, por më pas është legalizuar dhe hipotekuar me dokumente tërësisht false. Ish-drejtori i Aluiznit në Durrës dhe nëpunës të tjerë kanë firmosur e vulosur pa bërë asnjë vlerësim për këtë objekt, që u shemb fatalisht mëngjesin e 26 nëntorit, duke marrën jetën e 8 personave.

Vila u shemb pjesërisht në fillim, ndërsa banorët e tjerë të lagjes kanë dëgjuar ulërimat e familjarëve që kërkonin ndihmë. Pas disa orësh  godina u shemb plotësisht (shih pamjet me poshtë).  Prej andej doli i gjallë vetëm 17-vjeçari Ramë Lalaj.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Opinion”, tha se ishte ndërhyrë në kolona të cilat nuk e mbajtën peshën e objektit, ndërsa shtoi se shkelje të tjera lidhen me mënyrën sesi janë bërë këto ndërtime.

“Këtu ka një skandal sepse ka një kontratë mes pronarit dhe një kompanie, që në pamje të parë duhet si kompani prestigjioze, por në fakt kjo kontratë është vetëm në letër dhe punimet nuk i ka bërë kompania në fjalë”.

Gazetarja tha se Prokuroria ka evidentuar se banesën e ka ndërtuar një person, që nuk është e qartë nëse është individ apo firmë ndërtuese, ndërsa deklaroi se për legalizimin e saj është përdorur një projekt i falsifikuar.
“Por skandali qëndron se është përdorur një projekt i falsifikuar, i firmosur nga Neviana Isufaj, e arrestuar, e cila është arkitekt, dhe ky projekt nuk ka qenë i shtëpisë por është përdorur vetëm për legalizim”.

Shtëpinë nuk e kishin ndërtuar vetë, por ia kishin besuar një personi që quhet Rasim Shehu nuk del qartë nëse individ apo sipërmarrës.

DOSJA HETIMORE

Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine banime e familjes Lala, lagjia nr.17,Durrës.

Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “MihalRama” Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.

Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufi me profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin ee baneses dhe planvendosjes se saj.E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios.

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.
Provat e administruara ne funksion te këtij rasti jane si vijon:

• Është terhequr nga Zyrat e ASHK Durres dosja e objektit me referenca me Nr. 0010575 ZK.8511 Nr. Pas. 18313, vol. 48 fq. 64 me pronar Sahadete Lala.

Objekti është regjistruar në Hipotekë nëpërmjet ALUIZNIT me leje Legalizimi nr. 151151 datë 30.10.2015 godinë banimi katër kate mbi tokë me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 427.78 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 118.8 m2, sipërfaqja totale e banimit 676.8 m2.

• Ne kete fashikull ndodhen, kontratë shitje pasurie midis ALUIZNIT dhe Sehadete Lala. Kalimi i pronësisë për pasurinë me nr. 18/167 me sipërfaqe 427.78 m2 në Zk. 85.11, sipas VKM 1481 datë 12.11.2008.

• Genplani i cili është firmosur nga Ing. Ilirjan Keçi me detyrë Përgjegjësi i Sektorit të Hartografisë dhe Përpunimit të Informacionit Gjeografik në ALUIZNI Durrës, përditësimi është bërë nga G.Koçi dhe punoi E.Hoxha, frimosur nga Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi.

• Plan Rilevimi i cili është përgatitur nga Ing. Vasil Gjoni i cili deklaron se nuk e ka firmosur ai kete plan rilevimi, por eshte firmosur nga drejtuesia e studios.

• Akt Kualifikimi Nr.8907 datë 06.08.2015,

• Formulari i Vetëdeklarimit Nr. 776 datë 24.02.2005, përpiluar nga Sehadete Lala.

• Vetëdeklarim për legalizimin e objektit nr. 815 datë 29.08.2006 . Ku është pasqyruar viti i ndërtimit të objektit 06/2002. Gent Plan i datës 09.08.2008 për të katër katet e ndërtesës është firmosur nga G.Keçi, R.Zeqja, E.Baruti, G.Demka, F.Çuni, A Halili, Sh.Demo.

• Procesverbal Verifikimi në terren i datës 08.10.2014 firmosur nga G.Keçi, R.Zeqaj dhe I.Keçi Hartograf. Ortofotodigitale datë 14.04.2007 firmosur nga Ilirjan Keçi dhe Flamur Gjuzi, ku disa specialiste te zyres se Aluiznit kane qene te pranishem ne Gen Plan me iniciale, por qe me pas eshte skanuar ne zyrat e ASHK Durres dhe jane identifikuar me gjeneralitete te sakta, Gerald Koci, Rovin Zeqja, Elham Baruti, FaslliCuni, Agron Halili, Sheptim Dema dhe Aleks Prenga.

• Jane te vendosur ne dosje edhe formularët e pagesave sipas deklaratave dhe mënyrës së pagesës së bërë nga aplikuesi. Deklaratë Personale e datës 08.201.2014 e firmosur nga deklaruesi Sehadete Lala e cila sipas formularit deklaron se mbart mbi vete koston e dëmtimeve qe vijnë si pasojë e punimeve të kryera në objekt per shkaqet natyrore, kur nuk janë respektuar kushtet teknike, përdorimit të objektit ndërhyrjet ne rikonstruksionin mbajtës të objektit.

Viktimat

Marjeta Lala 31 vjeçe
Emilio Lala 6 vjeç
Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
Amelia Lala 10 vjeçe
Arjela Lala 5 vjeçe
Griselda Lala 22 vjeç
Sadete Lala 50 vjeçe
Ilir Lala 52 vjeç

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!