Skandalet seksuale, dorëhiqet drejtuesi i Unicef

schedule22:08 - 22 Shkurt, 2018

schedule 22:08 - 22 Shkurt, 2018

Ish-shefi ekzekutiv i Save the Children,Justin Forsyth, është dorëhequr nga Unicef, për shkak se ai nuk dëshiron që e kaluara e tij të dëmtojë bamirësitë.

Sipas BBC, Forsyth u përball me tre ankesa për sjellje të papërshtatshme ndaj stafit femëror përpara se të linte Save the Children.

Ai u akuzua pasi ka dërguar disa tekste të papërshtatshme dhe ka komentuar çfarë femrat e stafit kishin veshur.

Ish-drejtuesi i Save the Children tha se i kishte kërkuar falje punonjëseve atë kohë.

Forsyth deklaroi se arsyeja nga dorëheqja si drejtues i Unicef nuk është për shkak të asaj që ai i përshkroi si gabime që kishte bërë në të shkuarën në Save the Children.

“Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time, se çfarë po ndodh është gjithashtu një përpjekje për të dëmtuar kauzën tonë për ndihmë”, tha ai në një deklaratë.

Ndërkohë, Haiti ka pezulluar Oxfam në vend, pasi hetimet zbuluan që ka pasur abuzime seksuale nga stafi pas tërmetit të vitit 2010, që goditi shtetin ishullor./abcnews.al