Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skandal në Ukrainë, ministrat vjedhin 100 milionë dollarë/ Krisafi: Dyshohet për përfshirjen e Zelenksyt. Softa: Paratë u transferuan në Moskë

schedule21:30 - 12 Nëntor, 2025

schedule 21:30 - 12 Nëntor, 2025

Një skandal masiv ka ndodhur në Ukrainë me vjedhjen e fondeve prej 100 milionë dollarë të infrastrukturës dhe energjisë nga ministrat e kabinetit. Dyshohet se këto para të përfituara nga korrupsioni dërgoheshin në Moskë, në një periudhë ku të dy vendet luftojnë kundër njëri tjetrit.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha se Zelensky ndodhet mes dy zjarreve, atë të skandalit të korrupsionit por edhe arratisjes së një prej njerëzve më të afërt të tij jashtë vendit.

“Personi që është arratisur ka qenë një prej njerëzve më të afërt të tij, bashkëthemelues i studios filmike dhe kjo të bën të dyshosh që Zelensky mund të ketë qenë i përfshirë. Zelensky ka qenë më parë në tentativë të vendos Byron Antikorrupsion nën kontrollin e gjykatësit. Gjykatësi ndërkohë  zgjidhet nga presidenti, në këtë rast nga Zelensky.

Tundimi është i madh në rastin e Ukrainës ku ka mijëra fonde, je në periudhë lufte dhe mendojnë se nuk do të kenë kontrolle apo vëmendje të mëdha.”

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se kjo situatë nuk e favorizon në rrafshin politik Ukrainën, ku shumë vende të BE kanë dërguar fonde drejt Ukrainës. Softa tha se kjo mund të dobësojë infrastrukturën e luftës pasi këto para mungojnë.

“Është një situatë që nuk e favorizon në rafshin politik sepse shumë vende të BE kanë kontribuar. Persona të afërt të tij kanë përfituar nga korrupsioni dhe këto para i kanë transferuar në Rusi. Zelensky është kritikuar dhe korrupsioni e godet indirekt. Mund të dobësoj infrastrukturën e luftës ku këto para do të mungojnë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!