Princ Leka Zogu i dytë ka kallezuar ne komisariatin nr.1 në Tiranë, dhunen e ushtruar nga ish bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai I saj Gjergj Zaharia. Ngjarja ka ndodhur ne banesen e familjkes mberetrore ne rrugen murat toptani ne tirane
sipas dëshmisë së Princ Lekës, ai ka shkuar aty te marten rreth ores 15,20 për të takuar vajzën e tij, por aty është ndeshur me ish vjehrrin. Sipas deshmise të Princ Lekës, Gjergj Zaharia e ka goditur me një statujë prej druri në prani të vajzës 3-vjeçare.
Dëshmia e Princ Lekës: Jam ngjitur dhe kam gjetur vajzën time 3-vjeçe e cila ka qënë me gjyshin e saj, Gjergj Zaharinë. Unë përqafova vajzën, por Gjergji ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë se duhet të ndërroj rrugën kur të shikoja atë. Para kësaj situate I kame kerkuar Gjergjit që të mos me ofendoje e kërcënoje, sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente situata ka agravuar, Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur madje edhe me një statuje druri”.
Pas këtij denoncimi, komisariati nr.1 ka thirrur për deklarim Elia Zaharinë bashkë me babanë e saj Gjergj Zaharia. Ky i fundit para oficerëve të policisë, ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj Princ Lekës, madje bën fajtor atë për situatën e ndodhur.
Dëshmia e Gjergj Zaharisë: “Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë.”
Në deklaratën e saj edhe Elia Zaharia, ka hedhur akuza ndaj princ Lekës duke i dalë në mbrojtje babai të saj. Pas marrjes së deklaratave, Princ Leka, por edhe familja Zaharia kanë kërkuar urdhër mbrojtje të menjëhershëm nga policia. Ndërkohë komisariati nr.1 çështjen e ka referuar në Prokurorinë e Tiranës. Më 15 janar të këtij viti Princ Leka njoftoi zyrtarisht se ka nisur procedurat e divorcit nga Elia Zaharia, me të cilën është martuar në vitin 2016 dhe janë prindër të një vajze 3-vjeçare./abcnews.al

