Skandal në Lojërat Dimërore të Pekinit, dyshohet për doping 15-vjeçarja ruse

schedule12:39 - 10 Shkurt, 2022

schedule 12:39 - 10 Shkurt, 2022

Një skandal ka ndodhur në Lojërat Dimërore të Pekinit. Është shtyrë ndarja e çmimeve për garën dhe shkak sipas faqes së internetit “Insidethegames”, është një test antidoping i dyshuar pozitiv nga 15-vjeçarja ruse Kamila Valieva përpara Pekinit.

“Agjencia Ndërkombëtare e Testimit është në dijeni të raporteve që qarkullojnë në lidhje me ceremoninë e shtyrë të ndarjes së çmimeve për garën e ekipit të patinazhit artistik. Çdo njoftim në lidhje me këto ngjarje do të publikohet në faqen e internetit.”, u shpreh një zëdhënës i organizatës së pavarur për shtyrjen “për arsye ligjore” të ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Lojërat e Pekinit.

Situata është e komplikuar edhe më shumë sepse sipas rregullave të Kodit Botëror Anti-Doping, Valieva është “person i mbrojtur” sepse “në momentin e shkeljes së rregullores antidoping ishte nën moshën 16 vjeç”. Prandaj nuk mund të identifikohet zyrtarisht nëse është fajtore për një shkelje të rregullores anti-doping, thekson “Insidethegames”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!