Skandal në Itali, mjekëve në vend të vaksinës anti Covid iu injektohet ujë fiziologjik

schedule11:45 - 22 Janar, 2021

schedule 11:45 - 22 Janar, 2021

Mjekët në Itali dyshohet se në vend të vaksinës anti Covid janë injektuar ujë fiziologjik (serum).Skandali është publikuar në mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se punonjësit shëndetësor në spitalin e Roveretos janë injektuar me ujë fiziologjik.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik. Për ti dhënë një përgjigje kësaj situate, të gjithë punonjësit shëndetësor do të duhet të bëjnë testin serologjik.

Ndër të tjera mësohet se personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave, për të mësuar të vërtetën.

Ndërkohë mediat lokale janë përpjekur që të kontaktojnë me kompaninë e shëndetësisë për të mësuar se çfarë ka ndodhur, por nuk kanë asnjë informacion. Sipas Il Dolomiti, ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, po mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera./abcnews.al