Skandal në Greqi, i moshuari shkoi për të pirë kafe, kamerieri e përzë: Nuk lejohet të ulesh këtu

schedule17:55 - 12 Nëntor, 2022

schedule 17:55 - 12 Nëntor, 2022

Politikat menaxheriale në një lokal në Izmirin e Ri në Greqi, kanë revoltuar qytetarët grekë.

Kjo për shkak se një bar kafe në Izmirin e Ri aplikoi politikën e të mos pranuarit në ambientet e lokalit persona të moshuar.

Rasti është denoncuar nga një qytetar në Facebook, i cili përshkruan se si një i moshuar i cili kishte shkuar për të pirë kafe në lokal, u përzu nga stafi i lokalit. Siç thotë dëshmitari okular, stafi i tha të moshuarit se “është politikë e dyqanit që të moshuarit mos të ulen në lokal.”

“Do u them të gjithë miqve të mi, mos të shkojnë më lëkure te ajo kafe që diskriminon të moshuarit”, shkruan qytetari në Facebook.

Përgjigja e kompanisë

Pas bujës që u shkaktua, kompania përmes llogarisë së saj zyrtare në Facebook ka bërë një postim në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar falje dhe duke pretenduar se ishte një sjellje e gabuar nga punonjësi.

Më tej kompania thekson se ka pushuar nga puna punonjësin në fjalë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!