Skandal në Gjermani, gazetari më i njohur mori 600 mijë euro nga Putin

schedule10:45 - 15 Nëntor, 2023

schedule 10:45 - 15 Nëntor, 2023

Huber Seipel, një gazetar dhe autor gjerman shumë i njohur, i cili konsiderohet si një njohës i shkëlqyer i situatës në Rusi, është paguar nga Kremlini, ndoshta për 10 vjet, ka zbuluar revista Der Spiegel.

Zbulimi u bë në kuadër të një hetimi të kryer së bashku me kanalin e dytë të televizionit publik gjerman ZDF dhe Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), të titulluar “Cyprus Confidential” dhe duke iu referuar dokumenteve konfidenciale të zbuluara nga ofruesit e shërbimeve financiare në Qipro.

Qiproja përshkruhet nga revista si “dera e pasme e BE” për oligarkët rusë në listat e zeza të sanksioneve që të mund të fshehin pasuritë e tyre.

Hubert Seipel, i cili e ka intervistuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe i ka shkruar dy libra për të, ka pranuar 600.000 euro prej kompanive të lidhura me oligarkun rus, Aleksei Mordashov.

Mordashov është i lidhur me Putinin dhe është në listën e sanksioneve të Perëndimit. Seipel është i njohur në Gjemani për një intervistë ekskluzive me Putinin më 2014.

Sipas dosjeve konfidenciale të shërbimeve financiare me bazë në Qipro, të siguruara prej gazetarëve gjermanë, Seipel, më 2018,  ka nënshkruar një marrëveshje prej 600.000 eurosh për të shkruar dhe për të promovuar një libër për “klimën politike në Rusi”,  një tarifë jashtëzakonisht e lartë për shtëpitë botuese në Gjermani.

Libri është publikuar më 2021 nën titullin “Fuqia e Putinit: Pse Europa ka nevojë për Rusinë?”, pas një biografie të publikuar më 2015 sërish për Putinin.

Në dokumentet e siguruara prej hulumtimit, ekziston një dokument, një dorëshkrim që tregon se Seipel mund të ketë pranuar para edhe më 2013 për përgatitje të biografisë së Putinit.

Seipel, i cili ka thënë se e ka takuar Putinin “gati 100 herë” dhe ka qenë një prej pak gazetarëve perëndimorë që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me liderin rus, nuk i ka paralajmëruar lexuesit apo shtëpinë botuese për mundësi eventuale për konflikt interesi.

Seipel e ka konfirmuar për ZDF-në se ka pranuar “mbështetje financiare përmes Mordashovit”, mirëpo ka pretenduar se “kjo nuk ka ndikuar në përmbajtjen e librave të tij në asnjë mënyrë”, duke e përmendur një pikë të kontratës që përcakton se autori “nuk ka obligim ndaj sponsorit lidhur me idënë e librit”.

Kompania televizive NDR ka thënë në përgjigjen e kërkuar prej ekipit hulumtues se nuk ka pasur njohuri për financimin rus dhe ka thënë se po shqyrton padi kundër tij.

Mordashov, manjat rus, që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe për shkak të lidhjeve me Kremlinin ka një kompani gjermane të udhëtimit, TUI.

Ai është një prej personave më të pasur në Rusi, me një pasuri që shkon në 21 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes.

Zbulimet ka të ngjarë të shkaktojnë jehohë në të gjithë Gjermaninë , ku debati është ndezur që nga pushtimi i Ukrainës vitin e kaluar mbi rolin e elitës politike dhe të biznesit në ndihmën për të mbajtur Putinin në pushtet, jo më pak për shkak të varësisë së tij afatgjatë nga Europa, ekonomia më e madhe e naftës dhe gazit rus.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!