Skandal në ceremoninë e medaljeve/ Presidenti i Federatës ruse sulmon Valiev. KOKSH: Rast i paprecendentë

schedule12:50 - 10 Prill, 2025

schedule 12:50 - 10 Prill, 2025

Mundja shqiptare arriti një tjetër rezultat të madh, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë.

Chermen Valiev fitoi medaljen e artë dhe titullin Kampion Europe në stilin e lirë në peshën 74 kilogram duke mundur rusin Zaurbek Sidakov.

Por festa e mundësisit shqiptar u prish nga një skandal I vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve.

Protagonist presidenti i Federatës Ruse të Mundjes, njëkohësisht zëvendëspresident i Fedetatës Botëror, Mikhail Mamiashvili.

Ai ushtroi forcë gjatë vendosjes së medaljes në qafën e Valiev si dhe e shtya atë me duar.

Jo vetëm kaq. Më skandaloze janë fjalët e thëna prej tij, duke e quajtur mundësin kuqezi si tradhëtar.

Chermen Valiev është me origjinë nga Osetia, por prej vitesh përfaqëson Shqipërinë, ndërsa në “Paris 2024” i dhuroi asaj edhe një nga dy medaljet e para olimpike në historinë e sportit shqiptar.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Komiteti Olimpik Shqiptar. Ai e ka cilësuar këtë “një rast i paprecedent dhe një skandal i vërtetë për botën e sportit, që bie ndesh me parimet olimpike, të respektit, përsosmërisë dhe miqësisë”.

Komiteti Olimpik dënon me forcë këtë gjest dhe do të vërë në dijeni të gjitha organizmat Olimpike Botërore, për fyerjen dhe dhunimin e sportistit, gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme sportive.

Sipas KOKSH, Shqipëria ka humbur plot 37 medalje Olimpike, Botërore dhe Europiane, për sportistë që për arsye të ndryshme kanë garuar për shtete të tjera, por asnjëherë, as Federatat dhe as Komiteti Olimpik, nuk janë prononcuar për të quajtur sportistët ‘tradhëtarë’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!