Skandal në Britani, dy oficer të policisë Metropolitane akuzohen për posedim të imazheve pornografike ndaj fëmijëve

schedule16:40 - 19 Janar, 2023

schedule 16:40 - 19 Janar, 2023

Dy oficerë të Policisë Metropolitane të dalë në pension janë akuzuar për vepra që lidhen me posedimin e imazheve që tregojnë abuzimin seksual të fëmijëve, ata u zbuluan nga një hetim i nisur ndaj një kryeinspektori në shërbim për imazhe pornografike ndaj fëmijëve, por ai ndërroi jetë para se të akuzohej.

Jack Addis, 63 vjeç, dhe Jeremy Laxton, 62 vjeç, nga Lincolnshire, do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 9 shkurt.

Të dy u larguan nga Policia Metropolitane më shumë se një dekadë më parë

Addis akuzohet për komplot për të shpërndarë ose shfaqur imazhe seksuale të fëmijëve.

Laxton akuzohet për komplot për shpërndarjen ose shfaqjen e imazheve seksuale të fëmijëve, tre akuza për bërjen e fotografive nudo të një fëmije, posedim të imazheve të ndaluara të një fëmije, posedim të imazheve ekstreme pornografike dhe inkurajim ose ndihmë të qëllimshme për shkelje të ligjit.

Veprat e supozuara kanë ndodhur ndërmjet 1 janarit 2018 dhe 20 shtatorit 2021.

Laxton u arrestua në shtator 2021 dhe Addis në nëntor 2021.

Në një deklaratë, Met tha se akuzat pasuan një hetim “të gjatë dhe kompleks” ndaj Richard Watkinson, 49 vjeç, i cili ishte një kryeinspektor i Met për mbikqyrjen e lagjeve në njësinë e Komandës së Zonës Perëndimore.

Watkinson u gjet i vdekur në Buckinghamshire më 12 janar, ditën kur ai duhej të përgjigjej me kusht ndaj akuzave për komplot për të shpërndarë ose shfaqur imazhe të seksuale të fëmijëve, tre akuza për të bërë fotografi pornografike të një fëmije, vojeurizëm dhe dy akuza për sjellje të pahijshme në poste publike.

Komandanti Jon Savell, përgjegjës për ekipin e standardeve profesionale të Met, tha “Kryeinspektori Watkinson po përballej me akuza jashtëzakonisht të rënda dhe shqetësuese, si rezultat i një hetimi të mundimshëm dhe të plotë policor”.

“Para se kjo çështje të dilte në dritë, ne nuk kishim informacion të mëparshëm në lidhje me këto pretendime se oficeri përbënte ndonjë rrezik për publikun. Ai nuk ishte përballur me ndonjë çështje tjetër penale ose sjelljeje gjatë karrierës së tij në Met.

“Ai ishte pezulluar nga detyra që nga arrestimi. Dy burra të tjerë u arrestuan gjithashtu gjatë rrjedhës së hetimeve dhe janë akuzuar, çështjet e tyre tani do të përparojnë nëpër gjykata”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!