“Skandal i paparë, turpi i mbuloftë! Vetëm në Shqipëri fushat e futbollit bëhen pallate”

schedule09:54 - 7 Qershor, 2020

schedule 09:54 - 7 Qershor, 2020

Florian Wirtz, para një muaji ka mbushur 17 vjeç. Dje ishte në fushë kundër Bayern Munchen dhe shënoi në fund të ndeshjes një gol që e fut atë në histori, si lojtari më i ri që ka realizuar ndonjëherë në Bundesliga. Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe në Shqipëri, teksa Alban Hasani, një nga drejtuesit e akademisë Vllaznia, ka bërë një koment në lidhje me ketë.

 

Postimi i Alban Hasanit

 

Në Shqipëri nuk i marrin as në 18-she, shkruan ish-qendërmbrojtësi, ndërkohë që diskutimit i është bashkuar edhe Eugent Zeka, i cili më parë ka qenë drejtor sportiv te Vllaznia dhe u mundua të fokusohej tek elementi vendas. Zvogëluam moshën mesatare të skuadrave të para, A dhe B. Zbritëm pothuajse në zero numrin e lojtarëve të huaj nga rrethet dhe jashtë Shqipërisë.

Si rrjedhoje reduktuam shpenzimet dhe humbjet e tepërta të klubit. Rritëm të ardhurat dhe financat e klubit, falë produktit të akademisë tonë etj. Rezultati: Në vend që të na mbështesnin e mbronin, na ndaluan dhe bllokuan pa të drejtë. Zoti i faltë!”, shkruan Zeka, i cili tashmë jeton dhe punon në Itali. Më i zjarrtë ka qenë diskutimi i Vasil Bicit, trajnerit të mirënjohur, i cili është edhe pjesë e Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

 

Komenti i Zekës

 

“Edhe në Shqipëri janë afruar talentet që kanë bërë diferencën në grupin ku janeë stërvitur. Në moshën 17-vjeçare janë afruar shumë futbollistë edhe në skuadrat tona. Ju kujtoj Bizin, Zhegën, Panon, Memën, A Kolën e dhjetëra të tjerë. Dua të ju tregoj që në vitet 87-88 kam aktivizuar Bledar Kolën dhe Salvador Kaçin, në ndeshjen Besëlidhja-Partizani, në Lezhë. Pikërisht kur ata ishin17-vjeçarë. Talentin e afron çdo trajner, por sot ka talente me pakicë dhe me defekte”, shkruan fillimisht Bici.

Nuk mungojnë replikat dhe Bici nuk shmanget: “Si në çdo fushë të jetës, edhe në sport kemi zbatica të mëdha. Kemi mangësi në terrene, në trajning, në edukim etj. Kështu që është e pavend të bëjmë krahasime. Megjithatë ju respektoj mendimin. Jemi vendi i vetëm në Europë që fushat e futbollit i kthejmë në sheshe ndërtimesh.

Jemi vendi i vetëm ku qeveria nuk jep asnjë lek për sportin. Nga buxheti i shtetit, Kosovës i jep qeveria 9 milion euro në vit, ndërsa neve na japin zero lek. Është skandal i paparë. Imagjino mik i mirë sa larg realitetit jemi. Kur Kosova merr nëntë milion, po shtetet e tjera? Turpi i mbuloftë”, komenton Bici në postimin e bërë nga Hasani. /abcnews.al

 

Komentet e Vasil Bicit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!