“S’kam qenë në garë me Lulushin”, Meta: Do bashkëpunoj me çdo shqiptar patritot dhe demokrat

schedule11:07 - 25 Korrik, 2022

schedule 11:07 - 25 Korrik, 2022

Ish-presidenti Ilir Meta ka thënë se do të bashkëpunojë me këdo që këkron triumfin e sovranitetit të popullit shqiptar.

Teksa gazetarët i vunë në dukje se në krye të frontit opozitar do të jetë PD, sipas ftesës së Berishës, Meta mohoi të kisha një garë me kreun aktual të demokratëve, dhe paraardhësin e tij, Lulzim Bashën.

Lexo edhe: Ne krye të LSI apo me parti të re? Meta i jep fund dyshimeve: Jam këtu për të sjell mesazhin e 2 marsit

“Do të bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat që kërkon të triumfojë sovraniteti i popullit të Shqipërisë. Nuk jam në garë as me Berishën e s’kam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi. Duartrokas edhe primaret që ka sjellë Berisha. Por tani referendmui është primare”, tha Meta. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!