“S’kam parë futbollist me mentalitetin e Ibrës, Mourinho më ka përmirësuar”

schedule19:57 - 21 Prill, 2020

schedule 19:57 - 21 Prill, 2020

Marcus Rashford është një nga lojtarët më të talentuar të Manchester United. Sulmuesi 22-vjeçar është rritur te “Djajtë e Kuq” dhe ka debutuar në skuadrën e parë kur ishte vetëm 17 vjeç. Sot ndihet më i pjekur dhe kjo falë Zlatan Ibrahimovic dhe Jose Mourinhos, ashtu siç rrëfen për UTD Podcas.

IBRAHIMOVIC – “Kam luajtur me Zlatan dhe mentaliteti i tij nuk krahasohet aspak me lojtarët me të cilët kisha luajtur më parë. Askush nuk është si ai dhe nuk i interesonte aspak se çfarë flisnin të tjerët për të. Ai ka qenë nje person kyç në rritjen time nga ana karakteriale”.

MOURINHO – “Ka qenë e vështirë të mbijetosh me të, por kanë qenë momente që më kanë dhënë forcë mendore duke më bërë një futbollist të gjithëanshëm. Do ta kuptoj më mirë vlerën e kësaj pas 5-6 vitesh. Kam mësuar shumë nga Jose. Ka qenë një periudhë me ulje-ngritje, por më ka përmirësuar si lojtar”. /abcnews.al