Këngëtari i njohur Erik Loshi ka habitur me deklaratën e bërë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku u shpreh se ka menduar të largohet nga Shqipëria. I ftuar këtë të mërkurë në studio, këngëtari tha për moderatorin Alban Musa tha se arsyeja që e ka menduar këtë opsion është fakti se nuk ka marrë mbështetjen e duhur për kontributin që ka dhënë.
“Kur u mbyll çdo gjë mendoja të largohesha nga Shqipëria. Dua të shoh diçka ndryshe, një jetesë ndryshe. Ka shumë gjëra që këtu janë në disfavorin tim si individ, nuk kam mbështetjen e duhur nga asnjë institucion për këtë kontribut.
Artistët nuk vlerësohen dhe është për të ardhur keq. Do të ishte shumë mirë nëse do të jetoja në vendin tim dhe të merrja atë që meritoja. Kjo është një e vërtetë e hidhur për të gjithë ne që merremi me muzikë dhe art.”, u shpreh këngëtari. /abcnews.al