Gjashtë turistë janë shpëtuar nga policia kufitare në Karaburun pas defektit që ka pësuar mjeti me të cilin po lundronin.
ABC mëson se skafi ka pësuar defekt në motor dhe për pasojë kanë rrezikuar mbytjen. Ata kanë arritur të kërkojnë ndihmën e policisë kufitare pranë gjirit “Dhim Kushta” në Karaburun.
Ndërhyrja e policisë kufitare ka bërë që 6 turistët të shpëtohen pa probleme për jetën. m.v/abcnews.al