Skadon afati i ankimimit, lista me 3 kandidatët për Kryeprokuror shkon në Kuvend

schedule16:37 - 20 Nëntor, 2019

schedule 16:37 - 20 Nëntor, 2019

Ka skaduar pasditen e sotme pas orës 16:00, afati ëpr ankimimin e listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Lista tani i kalon Kuvendit, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm.

Fillimisht lista me 3 emrat; Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj shkon në komisionin e ligjeve dhe më pas në Kuvend. Nëse Kuvendi nuk zgjedh me 84 vota lista kthehet në KLP dhe i rendituri i pari zgjidhet prokuror i përgjithshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!