Editorial/ S’ka si pandemia…?! Sprova e rëndë e shqiptarëve

schedule19:55 - 25 Nëntor, 2020

schedule 19:55 - 25 Nëntor, 2020

S’ka si pandemia! Eshte një situatë e favorshme që përdoret politikisht nga ata që janë në pushtet për të ruajtur pushtetin, ose nga ata që duan të vijnë në pushtet, për ta marrë pushtetin. Kështu ka ndodhur e do të ndodhë gjithnjë. Pandemia është sprovë për të gjithë. Në Shqipëri pandemia po zbulon më shumë seç imagjinohet, atë çka jemi. Një mjek tjetër humbi jetën nga covid, mëngjesin e sotëm Bledi Nini, otorinolaringolog në QSUT.

Lajmi i publikuar nga miku i tij kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli në orën 9.30 minuta  u përhap vrullshëm në rrjetet sociale për shkak të popullaritetit të tij ndër njerëz të njohur e të panjohur. Po sot, në orën 11.00, nga spitali covid2, ansambli i këngëve dhe valleve na dha një koncert live. Pikërisht në vendin ku 3 paciente i dhanë fund jetës duke u hedhur në këtë oborr, i cili deri tani ka qenë i mbyllur për gazetarët dhe vetëm sot u hap për këtë koncert. Edhe ky si lajmi për vdekjen e mjekut u bë menjëherë viral. Disa e quajtën tallava. Brenda zyrave, Presidenti mblodhi online mjekë ekspertë të shëndetit publik.

Në panel ishte dhe zv ministri Albert Nikolla. Ai tha se qeveria ka 3 strategji, 5 fish vaksinime për gripin dhe shtim testesh 4 fish testet nga qershori. Hodhi poshtë pretendimet e bluzave të bardha dhe thelbin e apelit qe gjithë strategjia e Ministrisë duhet të përkthehet në plane operacionale. Konsultimet apo debati për menaxhimin e pandemisë,në shumicën e rasteve dhe mes mjekësh në rrjetet sociale nuk ka prodhuar një plan operacional.

Vetëm zhurmë prodhoi edhe debati në i fundit i hapur nga lideri i opozitës Basha, për shifrat e vdekjeve, të cilat janë përcaktuese në funksionimin e një strategjie. Po sot në Korcë të dy prindërit e drejtorit të spitalit rajonal, humbën jetën njëri pas tretit, brenda pak minutash nga covid, të shtruar në pavionin e tij. Mjekëve të mbetur në Shqipëri, u ka rënë fuqia në muajin e 9 të pandemisë. Ata presin përkthimin e strategjisë në plan operacional.

Abcnews.al