S’ka paqe në PD/ Rada: As vetë Berisha nuk e beson se do ketë rotacion. Nura: I duhet të fitojë betejën me “non grata”

schedule23:46 - 6 Shtator, 2024

schedule 23:46 - 6 Shtator, 2024

Gazetari Ardit Rada thotë se edhe vetë Sali Berisha nuk e beson se në zgjedhjet parlamentare të 2025, do ketë rotacion politik. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se drejtuesit e qarqeve në PD, të emëruar nga Berisha, janë figura të djegura.

Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se Berishës i duhet të fitojë betejën kundër SHBA, që e ka shpallur “non grata”

Ardit Rada: Unë mendoj se ka një keqkuptim shumë të madh mes vendimeve të kryesisë së PD dhe atyre se çfarë presin njerëzit. Pyetja nëse këto emra janë të aftë, vetë Sali Berisha nuk e beson se do ketë rotacion politik. Është e drejta e tyre të zgjedhin kë duan, por nuk e di pse duhej dërguar Gazment Bardhi në Fier kundër Taulant Ballës, kur u përball në Elbasan. Nuk e di pse duhet dërguar Ivi Kaso në Korçë. Përballja elektorale nuk është vetëm çështje personale, por edhe njerëzore. I shoh edhe këto si figura të djegura që do vazhdojnë të marrin rrogën e deputetit dhe do jenë në opozitë për një kohë të gjatë.

Artur Nura: Unë nuk besoj se problematika qëndron te individi, qëndron te fryma që përcjell. Hyn në betejë me një frymë të cunguar. Unë besoj se Berisha e bën analizën me figurën e tij. Berisha duhet të fitojë betejën me non gratën. Berisha në Këshillin Kombëtar sulmoi edhe një herë SPAK./abcnews.al