“S’ka më qyl”, Elon Musk: Këta përdorues në Twitter duhet të paguajnë 8 dollarë në muaj

schedule20:59 - 1 Nëntor, 2022

schedule 20:59 - 1 Nëntor, 2022

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, njoftoi sot se përdoruesit e Twiterr-it me profile të verifikuara do të duhet të paguajnë një abonim, tetë dollarë në muaj.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Musk shkruan se përdoruesve me llogari të verifikuar që do të paguajnë tetë dollarë në muaj do tu shfaqen më pak reklama në krahasim me përdoruesit e thjeshtë.

Musk, personi më i pasur në botë, shtoi se përdoruesit me pagesë do të kenë përparësi në përgjigjet dhe kërkimet e tyre, shkruan BBC.

Ai ka thënë se dëshiron të zvogëlojë varësinë e Twitter nga reklamat. Kujtojmë se ditën e djeshme, Musk shpërbëri të gjithë bordin e Twitter dhe e emëroi veten “drejtor të vetëm” të komopanisë.

Miliarderi sapo ka blerë Twitterin për 44 miliard dollarë.   CEO i SpaceX dhe Tesla ka plane të mëdha për aplikacionin dhe tashmë ka bërë ndryshime.
Të gjithë anëtarët e mëparshëm të bordit të Twitter nuk kanë më autoritet, sipas një dosjeje të SEC.

Kjo përfshin ish-kryetarin Bret Taylor dhe shefin ekzekutiv të shkarkuar së fundmi, Parag Agraëal. Është e paqartë pse Musk vendosi “të heqë qafe” bordin e Twitter.
Sipas The Verge, Musk, 51 vjeç, ka urdhëruar stafin që ta bëjë tikun blu një përfitim brenda ofertës ekzistuese premium të Twitter, Twitter Blue. Niveli opsional aktualisht kushton 4,99 dollarë, por me sa duket, ai po kërkon që ajo të rritet në 19,99 dollarë. Musk thuhet se ka paralajmëruar stafin se kanë kohë deri më 7 nëntor për të bërë ndryshimin e madh ose do të pushohen nga puna.

Miliarderi zbuloi disa detaje në lidhje me planet e tij për Twitter pasi mori kontrollin javën e kaluar. Ai ia drejtoi mesazhin e tij “Twitter Advertisers” por do të jetë me interes edhe për përdoruesit e rregullt të Twitter. Aty thuhet: “Doja të kontaktoja personalisht për të ndarë motivimin tim për blerjen e Twitter.”

Lexo edhe: Elon Musk “heq qafe” të gjithë bordin e Twitter dhe bëhet “drejtor i vetëm”

“Ka pasur shumë spekulime se pse bleva Twitter dhe çfarë mendoj për reklamat. Shumica e tyre kanë qenë të gabuara.”

Ai vazhdoi: “Arsyeja pse bleva Twitter-in është sepse është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit që të ketë një shesh të përbashkët digjital të qytetit, ku një gamë e gjerë besimesh mund të debatohet në mënyrë të shëndetshme, pa përdorur dhunën.”

Ai vazhdon të kritikojë “mediat tradicionale” dhe thotë se “ndjekja e pamëshirshme e klikimeve” po polarizon përdoruesit e Twitter në një mënyrë ekstreme. Ai tha: “Kjo është arsyeja pse bleva Twitter. Nuk e bëra sepse do të ishte e lehtë.

“Nuk e bëra për të fituar më shumë para. E bëra për të ndihmuar njerëzimin, të cilin e dua.”
Musk paralajmëroi se ai nuk do të lejojë që Twitter të bëhet një “pamje ferri për të gjithë”./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!