S’ka më patatina e çokollata, ministria: Lista e ushqimeve që u ndalohen nxënësve në shkolla

schedule11:10 - 26 Tetor, 2021

schedule 11:10 - 26 Tetor, 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit në kuadër të kequshqyerjes kanë vendosur që të ndalojnë reklamimin  e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore. Ky urdhër vlen në të gjitha  institucionet arsimore të arsimit bazë, publike e private por edhe sistemin arsimor parauniversitar. Për zbatimin e këtij rregulli për institucionet arsimore ngarkohen vetë shkollat. Në listën e ushqimeve të pashëndetshme futen të gjitha ata ushqime me përmbajtje të lartë yndyre, acidi yndyror, kripe, natriumi  e  sheqeri që  janë tej normave të  lejuara.

LISTA E USHQIMEVE TË PASHËNDETSHME QË NDALOHEN NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

1. Ëmbëlsira:-çokollatë  dhe  produkte  çokollate  (çokollatë  e thjeshtë   ose   e   bardhë,   vezë   të   mbushura   meçokollatë, çokokrem);-produkte   të   veshura   me   çokollatë   (p.sh.:biskota  pjesërisht  ose  plotësisht  të  veshura,  fruta ose  arra  të  veshura  me  çokollatë,  akullore  dhe drithëra të veshura me çokollatë);-ëmbëlsirë,  përfshirë  ëmbëlsirat  “pa  sheqer” (p.sh.:çamçakëz,  xhelatina,  likuiricia, karamele të çdo  lloji  përfshirë: menta,    lëpirëse    sheqeri, ëmbëlsira  me  sherbet, marshmalloës,  dhe  ëmbëlsira të tjera);-çokollatë,  kos  ose  fruta  të  thata  dhe  arra  të veshura me sheqer;-bareta drithërash,   ëmbëlsira   me   fruta   të përpunuara.

2. Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin  për  shembull:  patatina,  salsiçe  të  skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.

3. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks):Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme: -madhësi  paketimi  të  barabartë  ose  më  të madhe se 25 g;-22g ose më shumë yndyrë për 100g;-2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g;-0.6g ose më shumë natrium për 100g;-3g sheqer ose më shumë në total për 100g;

4. Pijet freskuese (me ose pa gaz),duke përfshirë ujëra me aromë;-pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;-pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;-lëngjet  e  frutave  të  ëmbëltuara  me  sheqer  të shtuar;-lëngjet  e  perimeve  me  sheqer  ose  kripë  të shtuar;-lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara  me  lëngje  frutash,  të  cilat  hollohen për të bërë një pije;-qumësht i plotë;-pijet energjike.

LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

-fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë);

-fruta të konservuara në lëng natyral;

-perime të papërpunuara.

abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!