S’ka më dilema: Tare nis agjentin e njohur në Stamboll, Muriqi drejt Lazios

schedule19:57 - 9 Gusht, 2020

schedule 19:57 - 9 Gusht, 2020

Vedat Muriqin do e shohim në Serie A sezonin e ardhshëm. Lazio do të jetë destinacioni i radhës për bomberin nga Prizreni, i cili shënoi 17 gola në 36 ndeshje të luajtura me Fenerbahcen në sezonin e fundit (15 në kampionat dhe 2 në kupë).

Sportitalia dhe Sky Sport Italia raportojnë se Igli Tare ka arritur një akord prej 18 milion eurosh me drejtuesit e klubit turk. Drejtori sportiv shqiptar, ka punuar shumë gjatë kësaj kohe për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit dardan.

TMW zbulon se vlonjati ka nisur Shkumbin Qormemetin, menaxherin e njohur shqiptar dhe një nga miqtë e tij më të ngushtë, drejt Stambollit për të mbyllur operacionin. Vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur për t’u zgjidhur dhe sulmuesi potent i Kosovës do të fluturojë shumë shpejt drejt Romës. /abcnews.al