Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’ka lidhje fusha, nuk krijuam raste”, Kroos kundër Zidane dhe Courtois

schedule08:34 - 11 Janar, 2021

schedule 08:34 - 11 Janar, 2021

Real Madrid humbi të shtunën dy pikë në garën për titullin kampion në La Liga. Kampionët në fuqi të Spanjës e mbyllën në barazim pa gola takimin jashtë fushe me Osasusën, rezultat që është përjetuar keq në kampin e “Los Blancos”.

Toni Kroos flet troç dhe kritikon paraqitjen e ekipit të tij. Trajneri Zidane dhe portieri Courtois u ankuan për gjendjen e keqe të fushës (ishte në gjendje të rënduar nga bora që kishte rënë), por mesfushori mendon ndryshe në lidhje me këtë aspekt.

Humbëm një mundësi të mirë. Kontrolluam gjithë ndeshjen, por krijuam shumë pak raste për gol. Rivalët tanë gjithmonë mbrohen kundër nesh. E kishim të qartë këtë gjë dhe duhet të krijonim më shumë me kualitetin që kemi.

Gjendja e terrenit? Le të mos merremi me justifikime, fusha ishte njësoj për të dy skuadrat. Na mungoi diçka për të fituar ndeshjen. Po luftojmë për të kapur vendin e parë. Barazimi nuk na ndihmon, kështu që jemi të pakënaqur“, thekson mesfushori gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!