S’ka liberalizim vizash për Kosovën, Pollo: Europa druhet se do përsëritet “eksodi” i shqiptarëve në 10 vite

schedule22:26 - 23 Qershor, 2022

schedule 22:26 - 23 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama zuri kryetitujt e mediave ndërkombëtare me deklaratat me doza jo të pakta ironie që mbajti në Bruksel për mënyrën sesi ka ecur deri më sot procesi euro-integrues për vendin tonë.

Megjithatë, sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike Genc Pollo, ajo që kreu i qeverisë duhej të kishte bërë ishte të dilte me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe të fliste për mos liberalizimin e vizave.

Lexo edhe: Vjosa Osmani bën thirrje për liberalizimin e vizave, presidentja e PE shpreh mbështetjen: Është ditë historike!

Pollo theksoi se Kosova dihet tashmë që kushtet i ka plotësuar, por sipas tij ajo po penalizohet nga problemet që kanë pasur shqiptarët pas liberalizimit të vizave në vendin tonë.

Ai solli në vëmendje numrin e madh të shqiptarëve të larguar nga vendi në 10 vitet e fundit, ndërsa shtoi se Franca i druhet një përsëritjeje skenari.

“…Megjithatë ka vende që kanë një problem të madh me emigracionin e paligjshëm. Origjina e këtij problemi fatkeqësisht është vendi ynë.  Kosovarët po vuajnë parashikimin që është për shqiptarët. Franca druhet që mund të përsëritet ajo që ka ndodhur në 10 vitet e fundit me Shqipërinë.” /abcnews.al/