Këngëtarja Nora Istrefi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.Së fundmi ajo ka treguar se nëna e saj ka pësuar kompliakcione me shëndetin.
Syzana Istrefi i është nënshtruar një operacioni. Siç raportohet nga mediat, ajo kishte probleme në veshkë por që tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkaq, këtë e ka ndarë edhe Syzana në rrjetin social, Facebook, duke shkruar: “Nuk ka COVID. Gur në veshkë, shumë siklet por e madhja kaloj”.
Kujtojmë që Syzana ka qenë këngëtare e njohur muzikës popullore, por që braktisi profesionin pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Nezir Istrefit.