TIRANË- Komentatori politik Indrit Vokshi, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se rikthimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike nuk ka ardhur si pasojë e një marrëdhënieje politike bazuar në premtime apo parime, por si një reagim emocional i demokratëve pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e vitit 2021.
Sipas tij, mbështetësit e Berishës e panë atë si figurën e vetme që mund të rikthente forcën e humbur dhe të përballonte frikën e rrëzimit të partisë pas disfatës elektorale të 2021.
Vokshi nënvizoi gjithashtu se procesi i rikthimit të Berishës u shoqërua me një “legalizim” simbolik të Partisë Demokratike si pronë e tij nga po ata demokratë që ishin të dëshpëruar nga humbjet e vazhdueshme në zgjedhje.
“Nuk mendoj se ka filluar të bjerë ndonjë alarm. Ata të cilët mbështeten Sali Berishën në 2021, nuk e mbështeten për arsye premtimesh, as për parimet, e mbështetën si burrin e fortë që u çlironte atë potencën që u kënaqte frikën që u kishte shkaktuar humbja e PD në 2021, Ishin në rrugë dhe thanë se ku do shkojmë tani.
Nuk është një marrëdhënie premtimesh, por një marrëdhënie sigurie, e disa demokratëve të dëshpëruar pas humbjes së vitit 2021.
Nëse nuk ka rebelim të anëtarësisë së PD nuk kanë humbur asgjë. Ata demokratë që shkuan në stadium dhe e ngritën Sali Berishën për ta sjellë kryetar të PD edhe demokratë e terë, të cilët votuan PD të Sali Berishës morën një vendim që PD ia njohim Sali Berishës. Ja njohën si pronë, ia dhanë e legalizim PD. E ka në pronësi. Nuk ishte një çështjen demokracie dhe marrëdhënie premtimesh”, tha ai.”, tha ai./abcnews.al


