Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sjellja e ‘Foltores’ në Kuvend, e papranueshme”/ Deputeti i PS-së: Shqiptarët s’i kanë asnjë borxh!

schedule13:20 - 8 Shkurt, 2024

schedule 13:20 - 8 Shkurt, 2024

Mes kaosit dhe zhurmave të bilbilave u mbajt sot seanca plenare në Kuvend. Deputetët e “Foltores” nuk lejuan sërish zhvillimin e punimeve në Kuvend.

Në një intervistë në emisionin “Tirana Live” në ABC News, deputeti i PS Lavdrim Krrashi foli për seancën e mbajtur këtë enjte në Kuvend.

Sipas tij sjelljet e opozitës nuk janë aspak normale. Gjithashtu shtoi se përçarjet e brendshme opozita i ka përcjellë në Kuvend.

“Në një moment mes të gjithë kaosit që ata bënë në seancë plenare, një nga deputetë tentoi të fliste dhe respekti që u dëgjua nga deputetë të mazhorancës ishte i mahnitshëm. Duken që deputetë nga Serbia kishin informacion ndryshe, pra edhe në opinionin publik në rajon, është vënë re një sjellje e tillë. Pasi mund t’i vendosim çdolloj emri vetëm një sjellje normale nuk mund ta vendosim.  Çfarë borxhi i kanë qytetarët shqiptarë për të parë këto lloj sjelljesh? Pra fjala që e përshkruan më mirë mund të them ‘kaos’ pasi është një situatë anormale. Është qartësisht një qasje tjetër, ne mund të bëjmë njësoj si ata, por kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ne kemi parë skena të turpshme, këtë kaosin apo luftën civile që e kanë mes tyre po e përcjellin edhe në Parlament”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!