“S’jam Elvana, jo!” Këngëtarja: “Ja si maskohem në Gjermani te Migena që të mos njihem”

schedule23:34 - 1 Maj, 2021

schedule 23:34 - 1 Maj, 2021

Elvana dhe Migena Gjata kanë qenë të ftuara këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC për të folur për bashkëpunimin e tyre me këngën “Vendi im”, por edhe për detaje nga raporti I tyre I veçantë.

Migena ka treguar se kur shkon Elvana në Gjermani dalin me biçikleta për të shijuar natyrë. Ajo ka theksuar se Elvana ndihet atje si në shtëpinë e saj dhe është shumë e lirshme.

Ndërsa Elvana ka treguar se dëshiron që të rrijë pa grim dhe sa më e thjeshtë në Gjermani në mënyrë që të mos e njohin, por edhe atje është e pamundur.

Lexo edhe: Ka sakrifikuar paratë e bursës për Elvana Gjatën, motra e saj rrëfen për herë të parë historinë

“Unë shkoj në Gjermani dhe kur rri aty, rri pa tualet, vishem shumë keq, relaksohem totalisht, duam që të jem e lirë. Dhe motra thotë, po mirë moj vajzë tani e gjete ti, vjen këtu unë dua të dal me ty ti as nuk vishesh as nuk krihesh. Qëllimi im është që të mos njihem kur dal rrugëve. Por çfarë ndodh? Ndodh që njihem që çke me të”, tha Elvana Gjata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!