Sivjet më pak mjaltë, çmimi është rritur, bletërritësit: Shkak temperaturat e larta dhe zjarret

schedule15:16 - 13 Tetor, 2023

schedule 15:16 - 13 Tetor, 2023

Fran Radin e gjen çdo ditë mes koshereve të bletëve në fshatin Jaru.

Pavarësisht kujdesit këtë vit ka marrë më pak prodhim.

Thatësira, temperaturat e larta dhe zjarret që përfshinë rrethinat e Fierit kanë bërë që këtë sezon prodhimi i mjaltit të bjerë në nivele drastike.

Zjarret që eliminuan jo vetëm kullotat por edhe vetë bletët pritet të kenë ndikim edhe në prodhimin e vitit të ardhshëm.

Megjithatë Frani thotë se cilësia e mjaltit mbetet e mire

Prodhimi i pakët ka sjellë rritje të çmimit.

Një kg mjalt shitet me 2 mijë  deri në 4 mijë lekë të vjetra në varësi të llojit të mjaltit nga 1 mijë e 500 lekë që shitej një vit më parë.

Në Fier janë mbi 30 fermerë që merren me bletarinë ndërsa numri I koshereve në total I kalon 12 mijë e 600./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!