Situatë shqetësuese raportohet në Sarandë sa i takon pandemisë. Gazetarja Silvi Sulaj raporton se gjatë ditëve të fundit janë rritur ndjeshëm i nfeksionet.
Vetëm një ditë më parë janë konfirmuar 43 raste të reja me Covid. Gjithashtu ka pasur kërkesë të shtuar për të bërë tampone.
Nga ana tjetër në spitalin e spitalit është bërë gati një pavijon dedikuar pacientëve me koronavirus.
Gjithashtu, mësohet se nesër stafi mjekësor do të niset drejt Vlorës për t’u vaksinuar. g.v/abcnews.al