Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarret në Fier/ Tre vatra ende aktive në Peshtan, Levan dhe Frakull

schedule17:40 - 5 Shtator, 2026

schedule 17:40 - 5 Shtator, 2026

Situata me zjarret në Fier është normalizuar dhe po shkohet drejt vënies nën kontroll të plotë të vatrave të zjarrit. Pas dëmeve në Levan, Radostinë dhe Zhupan një ditë më parë, ku zjarri dogji banesa dhe ekonomi bujqësore, mbeten aktive 3 vatra, por pa rrezik për zonat e banuara.

Në fshatin Jarua të Levanit, zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë flakët larg një stalle blegtorale, në Frakull vatra e zjarrit ka ulur forcën falë edhe operimit nga ajri me avion dhe helikopter.

Në Peshtan, operacioni është përqendruar në mbajtjen larg të flakëve nga antenat e telefonisë celulare dhe të transmetimeve televizive që ndodhen në kodrën e Likovunit. Ndërkohë janë shuar vatrat e zjarrit në Radostinë, Fermë Çlirim dhe Zhupan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!